Pages

Wednesday, October 20, 2010

Armend Rexhepagiqi, Rovena Dilo dhe Altin Basha anëtar jurie te “Abanians Got Talent”

Këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi, i cili shumë vite më parë konkurronte në Festivalin e këngës në RTSH së bashku me bashkëshorten Aida Baraku, kësaj here do të shfaqet si anëtar jurie i “Abanians Got Talent”, me regjisorin Altin Basha dhe këngëtaren Rovena Dilo.
Është kjo treshja, që nga e premtja e 17 Tetorit do të vazhdojnë të gjykojnë protagonistët e këtij “show”, në netët e spektaklit që organizohet në sallën e Akadamisë së Arteve të Bukura në Tiranë. Pas prezantimit të talenteve ata do t’i gjykojnë konkurrentët deri sa të arrijnë në fazën finale, ku fituesi shpërblehet me 20 mijë euro.

No comments:

Post a Comment