Pages

Wednesday, October 20, 2010

Ledina Çelo viziton Tiranën në muajin e katërt të shtatzënisë





Është në formë dhe e lumtur, ndërsa po përjeton muajt e parë të një shtatëzënie, që po i shkon shumë mirë. Ndaj këngëtraja e njohur 33-vjeçare Ledina Çelo, direkt pasi ka kaluar tre muajt e parë, më të sikletshmit gjatë një shtatëzënie, ka vendosur të udhëtojë nga Gjermania, duke ndaluar fillimisht në Kosovë dhe pastaj në Tiranë. Ka qenë një qëndrim për pak ditë këtu, për t’u takuar me familjarët e saj dhe miqtë, ndërkohë që kësaj here me ta ka ndarë këtë lajm të rëndësishëm të jetës së saj, atë të sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë. Këngëtarja që shquhet për linjat e saj perfekte, deri tani nuk ka ndryshuar aspak në trup, përveç një rritjeje të padukshme e barkut, që gati nuk vihet re. Ky ndryshim i rëndësishëm në jetën e saj private erdhi pas celebrimit në 





Gjermani me Naim Kabashin, ish-kampionin kosovar të kik-boksit. Të rejat e jetës së saj në Gjermani, ajo i zbuloi disa muaj më parë në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”, ku pohoi se një nga planet e saj pas martesës dhe jetës së re në Gjermani ishte pikërisht sjellja në jetë e një fëmije. Dhe natyrisht i duhet që të kujdeset për të ruajtur të njëjtat linja të trupit pas lindjes. Ledina është mbajtur gjithmonë për trup të rregullt pasi është marrë me fitness, ushqim të zgjedhur dhe nuk ka abuzuar me cigaren dhe alkoolin.

Ledina e apasionuar pas fëmijëve
Pasi statusi i saj ndryshoi nga “beqare” në “e martuar”, këngëtarja shtatlartë me një eksperiencë të gjatë si këngëtare në Tiranë, e pohoi në media se në fakt kjo që kishte nisur ishte një jetë krejtësisht e re. Por pyetja e parë që mund të lindte, ishte nëse pas martesës do të mund të ndërpriste karrierën e saj muzikore?! Ajo pohoi se të ardhmen e mendonte, një martesë të gërshetuar bukur me karrierën, duke i dhënë vëmendjen e duhur familjes për të qenë një nënë e përkushtuar e fëmijëve të saj. Martesa me sportistin u bë një vit e gjysmë më parë në ditën e ditëlindjes së tij. Ishte një ceremoni e cila u organizua vetëm me të afërmit e saj, dhe ndaj çifti kanë planifikuar një tjetër ceremoni të madhe, për të cilën nuk është vendosur nëse do të organizohej në Kosovë apo Shqipëri. Jeta e Ledinës në Gjermani si e martur nisi pas jetës që ajo kaloi në Angli. Tashmë bën jetën e bashkëshortes që i përkushtohet partnerit, në një martesë që vetë e ka konsideruar me fat. Këtë verë çifti i kaloi pushimet në Canne.

Pas martesës, me fat dhe në muzikë

Ajo nuk e ka lënë për asnjë moment në plan të dytë karrierën pas martesës së saj. Pas këngës “Dangerous” i është përkushtuar punës për realizimin e tre këngëve të tjera ritmike, me qëllimin që njëra prej tyre të konkurrojë sërish në “Chartsin Deutsch”.
Me këngën “Dangerous” Ledina u klasifikua në listën e 100 këngëve më të mira në Gjermani. Për rreth dy vite ajo ka punuar me producentë të njohur si: Nico Wieditz dhe Robby Palasch, me të cilët fitoi një eksperiencë tjetër, që ishte e panjohur më parë për të, pikërisht të kënduarit ndryshe nga ajo që kishte kënduar më pare pasi ishte diplomuar për muzikë klasike. Sapo kënga hyri në Charts, te Ledina trokitën oferta dhe ftesa të ndryshme, nga producentë të cilët kërkuan bashkëpunim për të realizuar me të krijimet e tyre. Ajo mori ftesë po ashtu nga televizioni prestigjioz gjerman “ZDF”, për të qenë e ftuar në një nga programet më të ndjekura të këtij kanali televiziv. Ndërkohë që aktulisht po punon për realizimin e një albumi, pas bashkëpunimeve me kompozitorë të ndryshëm. Hyrja në tregun gjerman të muzikës për të erdhi pas një eksperience të gjatë në Shqipëri, ku përfaqësoi dhe muzikën shqiptare në Festivalin Europian. Gjatë periudhës që jetonte në Londër (Angli) u shfaq dhe në BBC në Londër, me marrjen pjesë në konkursin “DanceX”, një “reality show” ku mori vlerësime që ndoshta nuk i kishte pritur.

No comments:

Post a Comment